Dy herë në tapet, por trajneri i Fjurit akuzon: E turpshme, i mohuan fitoren më të madhe në sport!

Një barazim kontrovers, në një duel epik. Sfida e boksit ndërmjet Diontej Uajlder dhe Tajson Fjuri dhuroi gjithçka. Dominim nga kampioni amerikan, i cili e hodhi dy herë rivalin në tapet, por edhe një rikthim të jashtëzakonshëm nga Fjuri.

Pas barazimit, trajneri i “Mbretit Cigan”, Ben Davison, lëshoi akuza të forta, për favorizim të Uajlder: “Kjo është e turpshme. Duhet të jesh vërtetë i çnendur t’i mohosh Fjurit këtë fitore”.

“Ky ishte rikthimi më i madh në historinë e boksit dhe një prej rikthimeve më të mëdha në historinë e sportit”. Edhe pse është i vetmi boksier që ka arritur të mposhtë Kliçkon në 11 vitet e fundit, Fjuri nuk cilësohej favorit. Arsyeja: ai mungonte në ring prej afro dy vjetësh, duke u tërhequr nga boksi për probleme shëndetësore, alkooli e droge.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *