Dy gola, zëvendësim dhe në spital për lindjen e të birit

0

Histori e veçantë nga futbolli anglez, burim i pashtershëm ngjarjesh që të lënë gojëhapur.

Mbrëmë luhej Uigan-Donkaster në Ligën 1 angleze dhe Uigani fitoi 3-0, duke u afruar me kreun e tabelës.

Dy gola i shënoi anësori ofensiv Rajan Kolklof, i cili pati mbrëmjen e jetës, por jo thjesht sepse shënoi dy golat. Në minutën e 55-të Kolklof u zëvendësua dhe u nis menjëherë për në spital, pa u ndërruar fare.

Asnjë dëmtim, thjesht futbollistin e njoftuan në pushimin e ndeshjes se bashkëshortja e tij po lindte, ndaj sapo shënoi golin e tretë të ndeshjes, trajnerët e ndërruan. Ende me veshjet e ndeshjes, Kolklof asistoi në lindjen e djalit të tij të dytë.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image