Dy gola për dy minuta te Lokomotiva e Zagrebit, çfarë bëjnë Myrto Uzuni dhe Lirim Kastrati

Lokomotiva e Zagrebit është një përfaqësuese e pastër e Shqipërisë në elitën e futbollit kroat. Jo pak, por 5 futbollistë të tillë ka në përbërjen e saj sa i përket ekipit të parë.

Pjesa e parë e takimit ndaj Goricas ka përfunduar me rezultatin 2-0. Lirim Kastrati do të realizonte golin e parë në minutën e 40, ndërsa vetëm një minutë më vonë, do të shënonte edhe sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni. Kur dhimbja shndërrohet në forcë është përshkrimi më i mirë për këtë rast, pasi gjurmë në këto 45 minuta kanë lënë lojtarët që janë tronditur shumë pas fatkeqësisë së ndodhur në atdhe. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *