Dy “fantastikë” në Paris, Nejmar këshillon shokun e ngushtë t’i bashkohet në Francë

Filipe Kutinjo është në një situatë aspak komode në Barcelonë. Ylli brazilian vazhdon të fërshëllehet pas çdo ndeshje dhe paraqitjet e tij po njohin vetëm ulje. Zgjidhja e këtij momenti të errët të fantazistit duket të jetë vetëm largimi nga “Camp Nou”. Çelsi është favoriti për të siguruar shërbimet e tij.

Megjithatë një mundësi e re ka dalë në horizont. Kutinjo gëzon një shoqëri shumë të ngushtë me Nejmar. Burime të “Sport.es”, tregojnë se 27-vjeçari i Parisit e shtyn mesfushorin t’i bashkohet atij në “Parc de Princes” për të formuar dyshen spektakolare të kombëtares braziliane. Të dy lojtarët luajnë në të njëjtin krah dhe mrekullojnë më kombinimet dhe spektaklin që dhurojnë me Brazilin.

Vetë Kutinjo, duke parë situatën që ndodhet, nuk do e mohonte një transferim të tillë. Gjithsesi kalimi rekord i Nejmar nga Katalunja në Francë ka krijuar një hendek të madh mes marrëdhënieve të dy klubeve, që do të thotë se do të jetë një kalvar i gjatë për të arritur deri tek zyrtarizimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *