Dy ekipe me valixhe në dorë, ku luhet Kastrioti-Skënderbeu?

Kastrioti e nisi me fitore në Gjirokastër rikthimin në Superligë dhe tashmë pret kampionët e Skënderbeut ditën e diel. Në pamundësi për ta luajtur ndeshjen në Krujë, sepse stadiumi nuk i plotëson parametrat e kërkuar, krutanët kanë përzgjedhur “Redi Malokun” e Fushë-Krujës si shtëpinë e tyre..

Gjithsesi ai ende nuk ështs gati, pasi FSHF i ka lënë disa detyra Kastriotit për të plotësuar. Stadiumi “Redi Maloku” ka ende nevojë për 2-3 detyra shtesë si: rrethimi me rrjetë të zezë i gjithë stadiumit dhe lyerja e pjesës së jashtme.

Koha është e shkurtër, sepse fundjava është afër, por nëse stadiumi i Fushë Krujës nuk do të jetë gati për përballjen e javës së dytë, atëherë drejtuesit e Kastriotit duhet të gjejnë një zgjidhje tjetër. Të shtunën pritet të vendoset ku luhet takimi me Skënderbeun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *