Dy ditë në spital, Oduamadi shqetësimi i Tiranës

Probleme për një prej titullarëve të Tiranës. Sulmuesi anësor, Namdi Oduamadi, ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e fundit ndaj Laçit. Prej dy ditësh ai qëndron në spital dhe do t’i duhen rreth 10 ditë për t’u rikuperuar.

Nigeriani ka një krisje në klavikul dhe me shumë mundësi ndeshjen tjetër mund ta humbasë. Pas rikthimit me grupin do t’i duhet të rifitojë ritmin e shokëve të skuadrës. Oduamadi deri më tani ka luajtur në pesë ndeshje, dy si titullarë dhe tri të tjerat është futur në lojë nga stoli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *