Dy aktivizime në nëntë vite, mbrojtësi rekordmen largohet nga Çelsi

Çelsi ka qenë ndër klubet me numrin më të lartë të lojtarëve në huazim. Strategjia e bluve të Londrës për shumë vite konsistonte në investimin në talente anembanë e botës dhe huazimin e tyre në klube partnere.

Njëri prej shembujve më të njohur të kësaj strategjie është çeku Tomas Kalas, i cili ditën e sotme u largua pas plot nëntë vitesh te Çelsi. Në thuajse një dekadë, qendërmbrojtësi çek u aktivizua vetëm dy herë nga blutë e Londrës.

Kalas u ble nëntë vite më parë nga Sigma Olomouc për 6 milionë paundë. Asokohe ishte 17 vjeç dhe qëndroi në huazim edhe për një sezon në vendlindje. Më pas Çelsi vendosi ta çonte në Holandë te Vitese kur luajti për 2 sezone.

Sezoni 2013/14 ishte i vetmi ku çeku ishte pjesë  e Çelsit. Në dy aktivizimet e vetme të karrierës së tij në Premier League, Kalas pati shansin të luante për 90 minuta në një ndeshje shumë të dhimbshme për tifozët e Liverpulit. Fitoren 2 – 0 të Çelsit në “Anfield”, rezultat që praktikisht i dha hoqi titullin Liverpulit dhe ia dha Sitit.

Pas atij sezoni çeku u huazua fillimisht te Këln dhe më pas Midëllsbrou, Fulhem dhe së fundmi Bristol Siti, ishin pikërisht këta të fundit që arritën ta ndanin më në fund mbrojtësin nga Çelsi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *