Dvornekoviç i matur: Barazimi nuk është keq

0

90 minuta, një betejë epike na pret në Kukës, aty ku do të kthente sytë gjithë Shqipëria, po të mos luheshin në të njëjtën orë edhe disa finale mbijetese. Fatkeqësisht, është vendosur që finalja për titull të luhet në një ditë me ndeshjet e tjera, por gjithsesi është ndeshja që këtë fundjavë do të shënojë rekord shikueshmërie, aq sa në sytë e sportdashësve shqiptarë do të errësojë edhe ndeshjet e kampionateve që do të luhen nëpër Europë.

Në prag të ndeshjes vendimtare, mesfushori që i shënoi gol Partizanit para dy javësh, Matija Dvornekoviç, ka folur në mikrofonin e Supersportit, duke e pranuar se tashmë titulli është një ëndërr që është shumë pranë realizimit dhe ndalohen gabimet, pasi mundësia për ta fituar trofeun që nesër është e madhe dhe nuk duhet shpërdoruar: “Është fundi i sezonit, do të luajmë e Skënderbeun, kundërshtar që ka fituar 6 tituj radhazi. E dimë që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por ne duhet të mendojmë vetëm për ta fituar këtë takim, që ta marrin trofeun para tifozëve tanë në qytetin e Kukësit. Unë dhe djemtë e tjerë jemi shumë të qetë, të fokusuar të ndeshja jonë, për të dhënë maksimumin. Duhet të jemi në 100% tonë, dhe me ndihën e Zotit shpresoj ta arrijmë këtë objektiv që i kemi vënë vetes që në fillim të sezonit.”

Gjithsesi, kroati kërkon të mbajë larg presionin dhe euforinë: “Ne do të luajmë vetëm për fitore, por edhe barazimi nuk do të ishte rezultat i keq për ne. Gjithsesi, dëshira jonë është të fitojmë dhe ta mbyllim çështjen e titullit para tifozëve tanë. Ne do të sulmojmë që në minutën e parë, kjo është e qartë. Sigurisht që duhet të jemi të kujdesshëm, sepse Skënderbeu është një kundërshtar shumë i rrezikshëm në të gjitha fazat e lojës. Kjo skuadër kërkon përqendrim maksimal gjatë gjithë lojës. Nëse gabojmë, do të jetë gati për të na ndëshkuar.”

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image