Dushko Dukiç firmos 1.5 vjet te Bylisi

0

Mbrojtësi që vjen nga kampionët e Armenisë dhe me një karrierë të pasur, është zyrtarizuar dje te mallakastriotët, gati të tjetra “goditje”

 

ERJON SALIU

Dushku Dukiç, mbrojtësi me eksperiencë serb është bërë zyrtarisht pjesë e skuadrës së Bylisit. Dje, lojtari ka firmosur kontratën duke u bërë pjesë e mallakastriotëve edhe me “vulë”, ndërsa ai shihet si një afrim me vlera në radhët e skuadrës që drejtohet nga dyshja Kule-Nexhipi. Dukiç, u pa edhe në miqësoret me Kastriotin dhe Kevitanin dhe ai la mbresa te stafi teknik i mallakastriotëve. Dukiç, ka një karrierë të pasur, madje shihej si një talent në shtetin e tij, pasi ai ka luajtur me moshat e Partizanit të Beogradit, ndërsa  bien në sy eksperiencat në radhët e skuadrave të Jagodinës, Politeknika Timisoara në Moldavi, apo dhe Alashkert, aktualisht kryesuese në kampionatin e Armenisë dhe një nga ekipet më të mira. Dushku Dukiç, luan jo vetëm si mbrojtës krahu, pro edhe në qendër të mbrojtjes dhe pritet që me eksperiencën e tij të ndihmojë skuadrën ballshiote, e cila në gjysmën e dytë të garës do të synojë që të mbijetojë patjetër.

MERKATO – Ballshiotët vazhdojnë që të jenë aktivë në merkato, madje nga sa ështe d itur në skuadër do të afrohet edhe një mbrojtës tjetër shumë cilësorë, po ashtu pritet një portier si dhe një sulmues. Bylisi po hedh sytë nga tregu i  huaj dhe ai vendas edh epër një organizator. Skuadra pritet që të hyj në garë i konsoliduar dhe për të qenë shumë më e fortë se në gjysmën e parë të garës.

 

SKEDA E DUKIÇIT

 

Emri i plotë:    Dushko Dukiç

Datëlindja:      21 qershor, 1986

Vendlindja      Zadar, SFR Yugoslavia

Gjatësi:            1.81 m (5 ft 11 1?2 in)

Roli:    Mbrojtës i djathtë, qendërmbrojtës

Karriera

1995–2001      Jedinstvo Para?in

2001-2004       Partizan

 

VITET             SKUADRAT              ND. GOLA

2004–2006      Jedinstvo Para?in        30        (1)

2006    ? Vlasina (loan)                     18        (0)

2007    Vitebsk                                    4          (0)

2007    Jagodina                                  6          (0)

2008–2010      Hajduk Kula               35        (1)

2010    Politehnica Timi?oara 0          (0)

2011-2013       Jagodina                      49        (0)

2014    Vozhdovac                              6          (0)

2014-2015       Spartak Subotica         19        (0)

2015-   Alashkert                                 10        (0)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.