Duros i duhet qendërmbrojtës, humbet titullarin

0

Kamza u mposht në Korccë nga Skënderbeu dhe në fakt loja e skuadrës periferike të kryeqytetit ishte e mirë. Gjithsesi llogaritë në fund të kampionatit bëhet me pikët e grumbulluara. Ato i mungojnë skuadrës së Duros.

Ndeshjen e radhës e luajnë në shtëpi kundër Tiranës dhe objektivi i vetëm janë tre pikët. Por për këtë ndeshje u mungon mbrojtësi Olsi Teqja. Ai u ndëshkua me karton të verdhë kundër Skënderbeun.

Për të ishte i verdhi i katërt dhe kështu ndaj bardhebluve nuk mund të aktivizohet. Me Orjad Beqirin që është i dëmtuar prej kohësh, Duros tanimë i duhet një qendërmbrojtës. Me shumë mundësi do të tërhiqet në prapavijë edhe Orelesi, sikurse ka ndodhur deri më tani me Arrabal.

Nigeriani ka luajtur edhe më parë në atë pozicion, madje Vllaznia vjet e afroi në verë pikërisht që të luante në qendër të mbrojtjes. Cungu pikërisht aty e aktivizoi, ndërsa me trajnerin Gjoka u rikthye në mesfushë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.