Duro tallet pas fitores me Partizanin: Mos të bëhemi si ata në Gjirokastër! Hëngrën 5 duke u marrë me golin

0

Kukësi ka arritur të fitojë sfidën me Partizanin që sapo është mbyllur në Air Albania me rezultatin 1-0. Ajo që ka vendosur fatin e këtij takimi ishte realizimi i Kristalit, që në minutën e 66 e ka dërguar topin në rrjetë mes shumë diskutimesh.

Kjo pasi topi duket në vijën fatale dhe nëpërmjet përsëritjeve të pamjeve nuk tregohet qartësisht nëse e ka kaluar vijën apo jo. Gjithsesi ishte menduar që për këtë takim të vendoseshin 6 arbitra për të ndarë një drejtësi të lartë dhe do të ishte pikërisht gjyqtari që ndodhej pranë portës dhe që kishte pamje shumë të qartë, i cili vendosi për akordimin e këtij goli. Ndërkohë më poshtë mund të ndiqni intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Shpëtim Duro (Kukësi): “Ju duhet të shihni pak ata trajnerët e huaj që futen në fushë në çdo ndeshje dhe japin “shembullin më të mirë” për ne trajnerët shqiptarë. Me ato duhet të merreni ju. Sot ishte një ndeshje që duhej fituar me patjetër dhe kam kërkuar shfrytëzimin e krahëve. Mua më interesoi shumë ajo vendosja e Sormanit, me Çinarin që është sulmues shumë i mirë dhe qendronte shumë larg portës duke e pasur shumë të vështirë. Kjo më interesoi shumë mua. Presioni te Kukësi? Unë te zyrat e klubit kam shkuar vetëm kur marrë rrogën. Sa i përket golit të Abazajt, e ka kaluar vijën. Nuk dua të merrem shumë me golin, që mos të bëhemi si ata të Gjirokastrës që u morrën tërë javën me atë golin ndaj nesh dhe pastaj hëngrën 5 ndaj Tiranës. Ashtu si edhe prisja unë. Më e bukura është se më thonin që në minutë të 30 në Gjirokastër: “Hej, po na mohoet fitorja”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.