Duro për derbin: Nuk ka shans të jem me Tiranën, e mund gjithmonë këtë ekip

Tirana është në një krizë të madhe ndërsa ka humbur edhe me Kukësin në shifrat 1-3, duke u dorëzuar tërësisht ndaj kundërshtarit. Gjithçka nisi mirë për bardheblutë, por i lanë terrenin miqëve dhe pas panenkës së Shkurtaj, ishte për t’u harruar. Gavazaj dhe Abazaj do t’i jepnin edhe goditjen e fundit bardhebluve, për t’u larguar me tre pikët. Ndërkohë më poshtë mund të gjeni edhe intervistat e dy trajnerëve për “Supersport”:

Duro (Kukësi): “Minutat e para nuk kanë qenë të mira për ne dhe Kukësi hyn me vonesë në lojë. Këtu ndikon edhe presioni për titullin kampion. Kjo është hera e parë që Kukësi është i plotë dhe në aspektin e stërvitjes që kanë kryer lojtarët. Për kampion jemi herët shumë, por sot i kam thënë edhe lojtarëve pas ndeshjes, që ishte 90 minutshi më i mirë që kemi bërë. Edhe në pjesën e parë i kam komplimentuar djemtë. Vështirësia jonë më e madhe është fusha jonë, që nuk luajmë në shtëpinë tonë. Shikoja një fitore fantastike të Kukësit sot dhe dëgjoja vetëm tifozët e Tiranës, vetëm 4-5 tifozë kishim nga ne. Kjo na penalizon stadiumi. Derbi? Nuk ka shans që të bëj tifo për Tiranën, pasi jam gjithmonë me Partizanin. I kam thënë çunave që mos ma prishni bilancin me Tiranën, pasi kam fituar me ta në çdo ndeshje që kam luajtur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *