Duro, para kupës: I kënaqur nëse nuk pësojmë gol

Flamurtari e mundi Partizanin në shtesë të premten e shkuar dhe nesër pasdite sfida përsëritet në Vlorë, por për kupë. Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, pret një tjetër betejë, por nuk e anashkalon kompeticionin e dytë për nga rëndësia në vend: “Kupa është objektiv i rëndësishëm për të gjithë. Do të bëjmë maksimumin, por këtë sezon kemi luksin që po ecim mirë. Është një përballje e ekuilibruar ndaj një skuadre të fortë si Partizani. Kualifikimi nuk do përfundojë në Vlorë por do të vendoset në Tiranë. Ndeshjet e kupës kanë specifike tjetër, do të isha i kënaqur të mos pësonim gol që të ishte gjithçka e hapur në ndeshjen e dytë”.

Me një organikë mjaft cilësore, ka shumë kuriozitet për formacionin, por Duro sqaron që Muarem nuk është ende gati, edhe pse tifozët e presin me padurim: “Unë e kam thënë që nuk do të kemi ndryshime të mëdha në formacion. Muaremi po rikuperohet, nuk është ende 100% gati, ndërsa Nedeljkovic dhe Zuka janë në dispozicion”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *