Duro nuk tërheq asnjë fjalë për Hamitin: Le të më dënojnë!

Flamurtarit i janë bërë gangrenë gjykimet këtë sezon, me shumë ndeshje ku ka pasur episode mjaft të dyshimta, që thuajse gjithnjë kanë shkuar kundër klubin vlonjat, që nuk ka hezituar ta quajë gjithçka një komplot.

Edhe trajneri Shpëtim Duro, zakonisht shumë i qetë dhe larg polemikave, ka shpërthyer kundër gjyqtarëve në disa raste kohët e fundit, duke u ndalur sidomos te fakti që gjyqtari i ndeshjes Kukësi-Flamurtari nuk ndërrohet prej disa ndeshjesh dhe si pa dashje ndëshkon Flamurtarin.

Nuk kam pasur asnjë dënim në 20 vite karrierë në lidhje me deklaratat e mia për gjyqtarët, por fjalët që kam thënë për Hamitin asnjëherë nuk i tërheq. Nuk është problem gabimi në gjykim, por ai arbitër nuk gjykon rastësisht gjithmonë në ndeshjet tona ndaj Kukësit. Në ndeshjen ndaj Skënderbeut ka pasur një arbitrim shumë profesional nga ana e Koçit, ndërsa arbitri që unë kam akuzuar, ka gabuar gjithmonë në ndeshjet mes Kukësit dhe Flamurtarit. Nuk kam frikë për dënime të tjera, veç nëse më çojnë me burg”, ka deklaruar trajneri i Flamurtarit në prag të sfidës kundër Partizanit në Kupën e Shqipërisë, me kuqezinjtë që duhet të mbrojnë fitoren 1-0 arritur në Vlorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *