Duro: Dominuam ndeshjen, por rrezikuam dëmtime

0

Trajneri i Flamurtarit Shpëtim Duro ka mbetur i kënaqur nga ndeshja dhe fitorja në miqësore, pavarësisht se sipas tij janë vetëm miqësore që shërbejnë thjesht për të kolauduar skuadrën në këto momente.

Natyrisht që fitorja është fitore, por pak rëndësi ka rezultati në ndeshje të tilla, ndërkohë rëndësi ka përgatitja e skuadrës dhe sot loja ka qenë mjaft e mirë. Kemi dominuar ndaj kundërshtarit, që nuk na kanë vënë asnjëherë në rrezik. Ajo që doja të përmendja lidhet me faktin se kundërshtari ka luajtur mjaft rëndë dhe kemi pasur edhe frikën e ndonjë dëmtimi, por fatmirësisht e kemi përballuar me mjaft sukses. Në miqësore të tilla të luash kështu përbën mjaft rrezik, megjithatë kemi dominuar dhe fituar edhe ndaj lojës së tyre.

“Duhet të kuptojmë se rëndësi kishte gjendja e skuadrës, pasi lojtarët ishin të ngarkuar prej përgatitjeve me dy seanca në ditë. Kemi luajtur pothuajse me dy formacione, në pjesën e parë dhe të dytë, duke ndryshuar rolet dhe rreshtimin në fushën e lojës. kemi fituar falë një supergoli të Kamara. Ne kemi ditë që punojmë në Veria dhe do të vijojmë të punojmë me ritëm të lartë. Deri tani jam i kënaqur”, – ka përfunduar Duro.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image