Duro flet si “Intelektual”: Më bindi grupi, përgjegjësi të drejtoj Dritën

Shpëtim Duro do të drejtojë në Kosovë, pasi e ka pranuar ofertën e bërë nga Drita. Më parë ai ka punuar edhe me Shkëndijën në Maqedoni, përveçse me Partizanin, Besën, Skënderbeun dhe Flamurtarin.

Ai ka treguar pse e pranoi ofertën e bërë nga gjilanasit: “Nuk kam vendosur menjëherë. Drita u shpall vjet kampion me meritë. Ka nisur keq, ka pasur një krizë që u ndodh të gjithëve. U binda sepse është po ajo skuadër që doli kampion. Ka qenë një krizë, ngarkesa gjatë verës ka ndikuar dhe ana psikologjike që ka ndikuar. Është respekt për mua që më ofrohet Drita, por edhe përgjegjësi e madhe”.

LOJTARËT NGA KOSOVA  – “Kam pasur në Shqipëri shumë lojtarë nga Kosova, në periudha të ndryshme. Gjithmonë kam pasur respekt, pasi janë profesionit. E kam përcjellë kampionatin gjatë 2-3 viteve të fundit. Kam respekt për gjithë futbollin në Kosovë, për trajnerët që kanë punuar pa ndonjë objektiv. Kemi pasur avantazh se kemi luajtur në Europë. Unë nuk them kurrë se jam më i mirë se trajnerët këtu”.

SYNIMET – “Oreksi vjen duke ngrënë. U shpallën kampion vjet, do tentojmë të kalojmë fillimisht këtë situatë. Kjo ka rëndësi për momentin. Skuadra është po ajo, nuk është se do bëj ndryshime të mëdha. Drita ka marrë shumë gola këto ndeshje, ky është një problem.

DERBI DHE NDESHJA ME PRISHTINËN – “E kam ndjekur derbin me Gjilanin. Është një ndeshje e fortë. Prishtina është një ekip i mirë, sikurse Gjilani. Janë dy ndeshje të rëndësishme. Është shumë pozitive të dalim mirë nga këto ndeshje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *