Duro: Fitore morali, por pjesa e parë ishte tepër e dobët

0

Më në fund një buzëqeshje për Shpëtim Duron. Trajneri i Flamurtarit ka marrë 3 pikë të arta në Gjirokastër, që mund të jenë kthesa e madhe e një sezoni dramatik për kuqezinjtë.

“Është hera e parë që luaj me një skemë me 4 sulmues, kam mendimin se nuk funksionuan krahët, me Fazliun dhe Galiç. Kisha merak se do të prisheshin ekuilibrat në mesin e fushës dhe ashtu ndodhi. Kemi bërë gabime elementare në pjesën e parë, dhuruam golin dhe bëmë shumë gabime, në pasim, në dhurimin e goditjeve të dënimit e të këndit.

“Në pjesën e dytë kalova nga 4-2-4 në 4-3-3 dhe futja e Shehajt dhe Nezirajt i dhanë shumë frymëmarrje skuadrës, edhe në aspektin mbrojtës.

“Luftëtari na vendosi në vështirësi të mëdha, na krijuan probleme gjithë sulmuesit e Luftëtarit, por skuadra reagoi mirë dhe ndërrimet rezultuan të frytshme.

“Në pjesën e parë gabuam shumë, e pranoj, skuadra ishte tepër e tensionuar dhe skuadra ka nevojë për moral. Kjo fitore na jep moral, është arritur ndaj një rivali mjaft të fortë, me superlojtarë si Bregu e Abazaj, shumë cilësorë nga krahët e sulmit. Kjo fitore na ndihmon, por ne nuk kemi marrë çfarë kemi merituar, të paktën për kohën që jam unë në drejtim. Kundër Teutës, Kukësit e Skënderbeut së fundi kemi marrë shumë më pak sesa meritonim, por do të vinte momenti kur loja e mirë do të shpërblehej.

“Kjo fitore, që në fakt është tepër e rëndësishme, duhet të na shërbejë shumë për renditjen. Unë kisha menduar edhe barazimin sot, duke menduar më pas për ndeshjet shtëpiake, që nuk duhen gabuar. Skuadra është sjellë mirë këtë javë, kemi qëndruar të qetë, të izoluar, larg mediave e deklaratave. Edhe administratori Sinan Idrizi, që sot ishte pranë nesh, meriton komplimente, sepse ka qenë mjaft i qetë, u ka bërë komplimente lojtarëve për lojën dhe u ka dhënë zemër, ndërkohë që nuk ndërhyn aspak në punët e stafit dhe është perfekt në këtë drejtim”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image