Duro: Drejtimi i Flamurtarit nuk është barrë, kam gjithçka më duhet

0

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, ka ndërmarrë një mision jo të lehtë këtë verë, rindërtimin e Flamurtarit, që ka shpenzuar miliona këto vitet e fundit, pa asnjë sukses. Tani Sinan Idrizi e ka ndarë mendjen: Flamurtari është në dorën e Duros, të tjerët të merren me punë të tjera. Vetë Duro, në një lidhje direkte në Supersport, flet gjerësisht për aventurën vlonjate, për momentin aktual dhe të ardhmen…

SYNIMET VLONJATE – “Skuadra është e re, e sapoformuar. Për fat, zoti Sinan Idrizi nuk na ka bërë asnjë kërkesë, nuk na ka vendosur asnjë objektiv dhe na ka lënë të punojmë të qetë. Patjetër, do të shohim hap pas hapi si do të ecim, sepse ka skuadra mjaft të forta dhe pretendente për kreun, por është e rëndësishme që të marrim sa më shumë pikë”.

NDËRTIMI I SKUADRËS – “Skuadrën e kam ndërtuar unë, por nuk e kuptoj pse lakohet kaq shumë kjo gjë, sidomos në Vlorë. Trajneri i ndërton skuadrat, kush duhet t’i ndërtojë? Idrizi nuk ndërhyn fare në punën time, më ka lënë të qetë, nuk e kuptoj pse njerëzit i shqetëson kaq shumë kjo gjë. Bilanci i punës sime bëhet në fund, jo që tani. Unë kam kërkuar lojtarë, por jo yje me paga të shtrenjta. Idrizi më ka thënë që të marr 2-3 lojtarë me paga mbi 10 mijë euro në muaj, por kam refuzuar prerë, sepse lojtarë të tillë duhet të jenë shumë cilësorë, duhet të njihen mirë, jo të hidhen paratë kot”.

DREJTIMI I FLAMURTARIT – “Nuk kam marrë një barrë të rëndë tani, e kam marrë në shkurt të vitit 2017. Rrezikova shumë dhe të gjithë habiteshin pse e mora përsipër atë detyrë. Rrezikova, sepse do të ishte turp i madh nëse Flamurtari binte nga kategoria, por ia dolëm. Tani, në sezonin e ri, më duket gjithçka shumë më e lehtë, kam mbështetjen e të gjithëve në Vlorë, kam një skuadër cilësore dhe koha është në anën tonëv.

STARTI I SEZONIT – “Humbëm në Korçë, por krijuam lojë dhe raste. U ndëshkuam shpejt, u munduam të barazonim, por nuk ia dolëm dhe goli i dytë mbylli gjithçka. Më pas jemi përmirësuam dhe skuadra është sjellë shumë mirë. Dua të veçoj Bushiç, një futbollist i shkëlqyer, një profesionist i vërtetë. E kam kërkuar me kohë, këmbëngula që të qëndronte në Vlorë dhe po bën gjëra shumë të mira”.

PAGAT NË VLORË – “Nuk marrë përsipër çfarë ka ndodhur në të shkuarën. Di të them vetëm që prej ardhjes sime në Vlorë, marrëdhënia ime me Idrizin e shkëlqyer, në çdo aspekt, edhe në atë financiar, kur bëhet fjalë për skuadrën”.

PROJEKTI – “Mos na krahasoni me Skënderbeun, ata i kanë kaluar disa faza, kanë vite që punojnë dhe tani ka një bosht të vjetër, me shumë eksperiencë, ndërsa ka afruar Gavazajn, Sahitin, Souenë e ndonjë tjetër. Megjithatë, edhe Flamurtari ka jo pak lojtarë të rinj, disa po luajnë në formacion. Sidibe e Kamara janë nga 19-20 vjeç, janë të dy titullarë, i kam përzgjedhur duke i parë me kujdes sezonin e shkuar”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here