Duro: Disa lojtarë janë frikacakë

0

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, ka mbetur shumë i zhgënjyer nga humbja, por mbi të gjitha nga paraqitja e Flamurtarit në Laç, me disa lojtarë që e mërzitën pa masë.

“Jam i pakënaqur nga pjesa e parë, skuadra nuk shprehu asgjë. Skuadra bëri gabime të shumta, nuk kishte qarkullim topi dhe lojtarët luajnë shumë të frikësuar. Pas pësimit të golit hodha në fushë disa lojtarë

“Goli i pësuar? Ishte një humbje topi në mesfushë nga Danilo, kur nga një aksion sulmues për ne, u kthye në aksion sulmues për Laçin. Danilo ishte mesfushor i majtë, humbi topin dhe nuk u kthye të ndihmonte mbrojtjen, duke lejuar Laçin të depërtonte lehtësisht në krah.

“Bëmë disa ndryshime për të tentuar barazimin, por ishte e pamundur për shumë arsye, sepse Laçi u mbrojt fort, pati edhe vonesa loje e të tjera gjëra normale kur je në avantazh. Kishim situata të shumta ku mund të rrezikonim, fituam shumë faulle, por nuk i zgjidhim si duhet disa situata dhe besoj se po të shënonim do të ndryshonte gjithçka.

“Skuadra luajti pak në pjesën e dytë, hymë në fushë për të mos pësuar, por kemi gabuar shumë. Disa lojtarë i shoh të frikësuar, edhe pse ishim përgatitur gjithë javën për të luajtur si burra, por e shoh që në pasime e në lëvizje që janë të trembur, pa siguri në vetvete.

“80% e ndeshje kemi bërë mirë, por kemi gabuar në pësimin e golave. Ne do vazhdojmë punën. Lufta do jetë deri në fund, me Laçin ose me Teutën. Është edhe një fazë, Laçi do vijë në Vlorë. Nëse lojtarin do japin rendimentin duhur, atëherë do bëjmë mirë. Lojtarët të rinj që aktivizoj po japin më shumë në fushë se ata që paguhen shumë. Duhet të bëj çmos deri në fund me këtë skuadër që kam”.

Sinella: Dominuam totalisht

Trajneri i Laçit, Bledar Sinella, ka mbetur shumë i kënaqur nga fitorja kundër Flamurtarit, që afron mbijetesën, edhe spe ka ende shumë ndeshje.

“Fitore me shumë vlera, 3 pikë shumë të rëndësishme sidomos për faktin që mposhtëm një rival direkt për mbijetesë. Dominuam në lojë dhe në rezultat, jam i kënaqur. Gjithsesi, nuk e shohim renditjen, do t’i marrim ndeshjet një nga një. Është e vërtetë që me Flamurtarin do të luftojmë deri në fund dhe i vizitojmë në Vlorë, por deri atëherë ka shumë ndeshje dhe është e kotë që të mendojmë për atë takim. Nuk do të presim rezultatet e të tjerëve, do të shohim punën tonë.

“Disa lojtarë nuk duken mirë fizikisht? Tani kemi dy javë kohë dhe besoj se do t’i rikuperojmë të gjithë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image