Duro: Bardhin e doja te Flamurtari, Partizani po e “djeg”

Jurgen Bardhi te Flamurtari? Mund të kishte qenë realitet këtë verë, por Partizani e pengoi lëvizjen në huazim. Vetë trajneri i vlonjatëve në një intervistë për emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, ka treguar se mesfushori i Partizanit ishte një dëshirë e tij dhe duket i befasuar që para tij luajnë lojtarë që nuk e zotërojnë potencialin e 20-vjeçarit.

“Bardhi? Unë çuditem që nuk ka shumë minuta një lojtar si ai, që luan shumë mirë, edhe në veprimet e tij me topin. Ai gjithmonë me minutazhin që ka pasur ka qenë protagonist. Është një futbollist që unë e kam afruar me iniciativën time që 16 vjeç te Partizani dhe ka debutuar në drejtimin tim. E kam theksuar atëherë në intervista që pas dy vitesh ky do të ishte pika kryesore e Partizanit”.

“Jo zyrtarisht unë kam kërkuar ta marr te Flamurtari, për ta aktivizuar, që t’i bënte mirë dhe Partizanit, edhe do të ishte një nga lojtarët kryesorë të Flamurtarit në këto momente. Që të mos aktivizohet Bardhi me ato nivele lojtarësh që ka tani mesfusha e Partizanit, përjashto Trashin e Bathën, është çudi. Bardhit duhet t’i jepet një minutash jashtëzakonisht i plotë. Edhe sikur të luajë keq, ai do të jetë një nga lojtarët kryesorë të Partizanit, pasi është në moshën 20-vjeçare”, përfundoi trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online