Durmisi kryen kontrollet mjekësore, shtohet edhe një shqiptar te Lacio

Pritet vetëm prezantimi, pasi Riza Durmisi ka kaluar me sukses kontrollet mjekësore në klinikën Paideia në Romë dhe tashmë është shqiptari i radhës që bashkohet me Lacion.

Pse fat të keq, nuk luan për kombëtaren shqiptare, por atë daneze, sepse ka lindur në Danimarkë, por rrënjët e tij nuk i ka harruar kurrë.

Mbrojtësi i majtë i ka kushtuar Lacios 7 milionë euro, plus 15% e kartonit i përket Betisit, në rast shitjeje nga Lacio.

Vetë mbrojtësi do të fitojë 1,6 milionë euro në sezon, tre herë më shumë se paga aktuale te Betisi.
Klubi spanjoll e bleu në vitin 2016 nga Brondbi për vetëm 2 milionë euro, por klubi danez do të arkëtojë tashmë edhe 20% të vlerës së shitjes, rreth 900 mijë euro.

Në sezonin e fundit Durmisi luajti 24 ndeshje në La Liga, me 2 gola e 3 asiste, por çuditërisht nuk shkoi dot në Kupën e Botës, edhe pse ishte titullar në kualifikuese dhe ishte i pranishëm edhe në miqësoret e marsit për Danimarkën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *