Durmishaj gol në Kupë me Panionios, eliminim surprizë i Muriqit

Sulmuesi i Panionios, Fiorin Durmishaj, ka gjetur rrugën e rrjetës në takimin e Kupës kundër skuadrës së Irodotos. Futbollisti vlonjat u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 78-të duke çuar rezultatin në 2 – 0. Skuadra vendase ngushtoi diferencën pak minuta më vonë, por Panionios nuk lejoi që tri pikët t’i iknin nga duart dhe siguroi kështu kalimin në fazën  me eliminim direkt.

Në Turqi, Rizespori i Vedat Muriqi ka surprizuar duke u eliminuar nga kupa e Turqisë nga Balekesirspor, skuadër kjo që militon në kategorinë e dytë të futbollit turk. Ekipi ku luan sulmuesi i Kosovës kishte humbur 2 – 0 takimin e parë, ndërsa në përballjen e sotme nuk arritën më shumë se një barazim 1 – 1. Muriqi u fut në lojë në minutën e 73-të.

Në ndryshim nga Muriqi, Sokol Cikalleshi dhe Gëztepe kanë siguruar kalimin më tej. Ekipi i sulmuesit kavajas mundi me rezultatin 2 – 1 skuadrën e Nazilli Beledijesporit, duke e çuar rezultatin e përgjthëm në 5 – 1. 28-vjeçari luajti për 90 minuta në këtë takim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *