Durant nderon kampionët, shkëlqejnë James Harden e Paul George

0

Golden State Warriors nuk e ka pasur të lehtë me Dallas Mavericks, por në fund ka fituar 120-116. Kampionët në fuqi e bënë diferencën në periodën e tretë, kur shënuan 10 pikë më shumë se teksanët. Kevin Durant ishte ai që ra në sy më së shumti, pasi realizoi 29 pikë, dha 8 asiste e rikuperoi 12 topa. Stephen Curry u ndal në 22 pikë.

Toronto Raptors është thyer Philadelphia 76ers me rezultatin 126-101. Kanadezët ishin në lartësinë e kundërshtarit vetëm në periodën e parë, ndërsa më pas 76ers u treguan zot shtëpie. Treshja Joel Embiid (27 pikë), Ben Simmons (26 pikë) dhe JJ Redick (22 pikë) udhëhoqën skuadrën e tyre drejt triumfit të 22-të. Për Raptors ishte humbja e dhjetë sezonale.

Los Angeles Clippers duke se e ka rigjetur ritmin, teksa ka mposhtur një rival të fortë si Denver Nuggets me shifrat 132-111. Tobias Harris dhe Danilo Gallinari shënuan nga 21 pikë, kurse Montrezl Harrell një më pak. Hap fals për Milwaukee Bucks, që u mund nga Miami Heat 94-87. Nëntë pikët e Giannis Antetokounmpo flasin vetë për disfatën e pësuar.

James Harden dhe Houston Rockets kanë festuar këtë herë. 39 pikët dhe 10 asistet nuk kanë shkuar dëm në ndeshjen kundër San Antonio Spurs, që u mbyll me rezultatin 108-101. Paul George me 43 pikë, 6 asiste e 14 topa të rikuperuar ka dhënë një kontribut të vyer për mundur i vetëm Oklahoma City Thunder në triumfin 106-107 kundër Utah Jazz.

Washington Wizards-Phoenix Suns ka qenë një ndeshje spektakolare dhe pas tre shtesave është mbyllur 149-146. Bradley Beal regjistroi “triple-double”: 40 pikë, 15 asiste dhe 11 topa të rikuperuar. Thomas Bryant realizoi 31 pikë, kurse Markieff Morris dhe Jeff Green nga 20 pikë. Devin Booker me 33 pikë e 14 asiste spikati te Suns, që në fund u mundën me vetëm tre pikë diferencë.

Los Angeles Clippers-Denver Nuggets 132-111
Washington Wizards-Phoenix Suns 149-146
Philadelphia 76ers-Toronto Raptors 126-101
Miami Heat-Milwaukee Bucks 94-87
Houston Rockets-San Antonio Spurs 108-101
Golden State Warriors-Dallas Mavericks 120-116
Utah Jazz-Oklahoma City Thunder 106-107

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.