Durant “merr për dore” Warriors, James Harden fenomenal në… humbje

Kevin Durant dhe Klay Thompson vijojnë të udhëheqin Golden State Warriors. I pasi shënoi 49 pikë, kurse tjetri 20 pikë më pak. Kampionët në fuqi arritën të përmbysnin rezultatin kundër Orlando Magic. Dy periodat e para u mbyllën 26:25 dhe 21:39, ndërkohë që në periodën e tretë rezultati u ngushtua, kurse në të fundit erdhi edhe fitorja e Warriors me rezultatin 116-110.

Milwaukee Bucks ka ngecur kundër Charlotte Hornets, pasi u mund 110-107. Kemba Walker dhe Jeremy Lamb shënuan nga 21 pikë, duke i dhënë fitoren vendasve. Paraqitja e mirë e Giannis Antetokounmpo (20 pikë, 9 asiste dhe 13 topa të rikuperuar) nuk mjaftoi për Bucks.

James Harden (54 pikë, 13 asiste, 8 topa të rikuperuar) ka qenë spektakolar për Houston Rockets, por në fund Washington Wizards ka fituar 135-131. Eric Gordon gjithashtu u mundua, teksa shënoi 36 pikë. Gjithsesi Wizard fituan pas shtesës, duke shënuar katër pikë më shumë. Spikatën John Wall dhe Bradley Beal, me 36 dhe 32 pikë të realizuara.

Cleveland Cavaliers është rikthyer me këmbë në tokë, pasi Minnesota Timberwolves triumfoi ndaj tyre me rezultatin 95-102. Indiana Pacers ka kaluar me sukses Utah Jazz me shifrat 88-121, duke regjistruar kështu fitoren e 12-të sezonale. Chicago Bulls ka bërë rezistencë ndaj San Antonio Spurs, por këta të fundit në limite triumfuan 107-108. Sot kanë festuar edhe Boston Celtics, që mundën 107-124 New Orleans Pelicans.

Cleveland Cavaliers-Minnesota Timberwolves 95-102
Charlotte Hornets-Milwaukee Bucks 110-107
Washington Wizards-Houston Rockets 135-131
Chicago Bulls-San Antonio Spurs 107-108
New Orleans Pelicans-Boston Celtics 107-124
Utah Jazz-Indiana Pacers 88-121
Golden State Warriors-Orlando Magic 116-100

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *