Durant-Curry, të pandalshëm! Fitore dramatike ndaj Utah Jazz

0

NBA ka nisur dhe në orët e para të ditës së sotme në SHBA dhe në mbarë botën shumëkush ka pasur mundësinë që të shijojë magjinë e basketbollit amerikan. Padyshim ndeshja më e rëndësishme ka qenë Utah Jazz-Golden State Warriors.

Kampionët në fuqi fituan vetëm me një pikë diferencë dhe vendosi një “ish” këtë takim. Jonas Jerbeko, suedezi që këtë verë la Utah Jazz për Warriors, ishte autor i dypikëshit që përmbysi rezultatin në 123-124.

Vendasit bënë mirë, teksa ishin disa lojtarët që me koshat e shënuar për pak sa nuk i thyen kampionët në fuqi. Gjithsesi Durant e Curry janë super si zakonisht. I pari shënoi 38 pikë, ndërsa tjetri 31 pikë. Në fund festa ishte e ligjshme dhe Warriors regjistruan fitoren e dytë sezonale.

New Orleans Pelicans morën gjithashtu fitoren e dytë. Ata kaluan me sukses Sacramento Kings në ndeshjen që pati më së shumti pikë: përfundoi 149-129. Spikati Nikola Mirotiç, i cili realizoi 36 pikë. Edhe Anthony Davis ishte në formë të mirë, me 25 pikë të shënuara.

Kawli Leonard (31 pikë, 10 rebounde) udhëhoqi Toronto Raptors kundër Boston Celtics, në një ndeshje që nisi mirë për miqtë. Gjithsesi në fund gjithçka u mbyll 113-101 për Raptors. Emocionues edhe takimi Brooklyn Nets-New York Knicks. Vetëm dy pikë i ndanë skuadrat në fund.

Minnesota Timberëolves mori fitoren e parë dhe këtë e bëri ndaj Clevelend Cavaliers, që ende nuk njohin fitore. Jimmy Butler ishte njeriu i ndeshjes me 33 pikë, 3 asiste dhe shtatë topa të rikuperuar. Kevin Love (25 pikë) dhe Cedi Osman (22 pikë) nuk u mjaftuan Cavaliers, që u thyen 131-123.

Orlando Magic-Charlotte Hornets 88-120
Minnesota Timberwolves-Cleveland Cavaliers 131-123
Memphis Grizzlies-Atlanta Hawks 131-117
Milwaukee Bucks-Indiana Pacers 118-101
Los Angeles Clipers-Oklahoma Cuty Thunder 108-92
Brooklyn Nets-New York Knicks 107-105
Toronto Raptors-Boston Celtics 113-101
New Orleans Pelicans-Sacrameto Kings 149-129
Utah Jazz-Golden State Warriors 123-124

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.