Dunga zyrtarisht bardheblu, radhën e ka Ngo

0

Tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi. Sulmuesi Ismael Dunga ka nënshkruar me Tiranën për dy vite dhe klubi bardheblu ka bërë njoftimin për lëvizjen e radhës në merkato.

Kështu, trajneri Mema do të ketë në dispozicion një sulmues me vlera, ndërkohë që pritet të konfirmohet bashkëpunimi edhe për një sezon me Majkëll Ngo. Me të dy këta sulmues në grup, bardheblutë kompletojnë repartin e avancuar.

“Ismael Dunga është zyrtarisht bardheblu. Sulmuesi 26-vjeçar ka firmosur kontratën që e bën pjesë të Tiranës për dy vitet e ardhshme. Dunga ka përfunduar kontratën me klubin e Luftëtarit dhe ka zyrtarizuar sot marrëveshjen bardheblu. Futbollisti nga Kenia, autori i 10 golave në sezonin e fundit me Luftëtarin, vjen si një përforcim me vlera për sulmin e Tiranës”, njofton klubi i Tiranës.

Më parë kanë nënshkruar me bardheblutë edhe lojtarë si Elton Kale, Agustin Torasa dhe Idriz Batha. Të tre lanë Flamurtarin me përfundimin e kampionatit dhe tashmë do të nisin një eksperiencë të re me 24 herë kampionët e vendit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.