Duli: Ju tregoj pse vuajti Veleçiku, sezoni i ri do të jetë ndryshe!

0

Menjëherë pas fitores së ndeshjes Play-off me Shkumbinin, në klubin verior të Veleçikut janë veçuar arsyet pse skuadra erdhi deri në “pikën e rrezikut”. Nga ana tjetër, drejtuesit e stafi teknik janë të kënaqur për faktin se synimi u arrit dhe skuadra nga Kopliku do garojë edhe sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë.

Besnik Duli, trajneri i Veleçikut, për Sportekspres.com ka deklaruar: “Veleçiku vuajti përvojën. Si debutues në Kategorinë e Parë pas katër vitesh, në Koplik u ndërtua një skuadër për të qëndruar në këtë kategori. Ky ishte synimi kryesor, i cili u arrit edhe nga gërshetimi i përvojës me të rinjtë. Në dy fazat e para u dhanë frytet reale”.

SEZONI I ARDHSHËM –  “Për sezonin tjetër, Veleçikut i nevojitet një formatim ndryshe, me lojtarë më cilësorë për Kategorinë e Parë. Së bashku me klubin, kemi menduar të mbledhim edhe lojtarët vendas që janë larguar në skuadra të tjera, si Ymeraj, Rustemaj, Hepaj e Hasaj. Do ndërtojmë një skuadër më dinjitoze për Kategorinë e Parë”.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.