Dulen e kënaq ky Tomor!

0

Trajneri i beratasve shprehet me nota pozitive për ndeshjen e skuadrës së tij ndaj Bylisit, ndërkohë që flet për objektivat e klubit dhe merkaton

Tomori zhvilloi të premten miqësoren e parë me Bylisin në Ballsh, ndërkohë që në Berat pavarësisht humbjes janë të kënaqur me lojën e bërë. Këtë e thotë hapur trajneri Santiliano Dule në një prononcim për “Sport Ekspres”, ku thekson se ekipi i tij e dominoi lojën dhe se janë në rrugë të mbarë. Beratasi flet edhe për planet e merkatos, si dhe konfirmon që nesër pritet të mbyllet marrëveshja me mbrojtësin Enea Bitri, i cili u mendua i larguar, pasi iu bashkua skuadrës së Lushnjes që në fillim të muajit korrik, por së fundmi u iku nga ekipi i Banos.

“Kemi zhvilluar miqësoren e parë me Bylisin dhe me atë që pashë në fushë them se ekipi ishte aty ku doja unë, edhe pse kemi ende për t’u përmirësuar. Dominuan me Bylisin në shumë aspekte dhe e them me bindje se e përgjithshmja ishte pozitive. Ekipi u paraqit mirë si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe në atë ofensive, edhe pse mund të bënim më shumë në shfrytëzimin e rasteve të krijuara, pasi kishim plot mundësi për të shënuar. Gjithsesi jam i kënaqur dhe duhet të mendojmë për të vijuar punën me këto ritme”, u shpreh fillimisht tekniku Dule, që foli edhe për objektivat në merkato dhe synimet për sezonin e ri futbollistik.

“Po punojmë për të bërë edhe 2-3 afrime që skuadra të jetë e plotë për sezonin e ri. Jemi në kërkim të një organizatori që të japë pasin e fundit, si dhe të hënën (nesër) pritet të mbyllet marrëveshja me Bitrin. Gjithashtu jemi në bisedime për të afruar një tjetër mbrojtës, i cili do jetë nigerian. Husein? Mund të jetë edhe ai, por jemi në bisedime me dy-tre. Sa i takon objektivave sezonalë, do përpiqemi të renditemi në vendet e para dhe normalisht të mundim Tiranën (qesh)”, deklaron në fund të bisedës për gazetën trajneri Dule, i cili ka gjithë mbështetjen e klubit për ndërtimin e skuadrës për këtë sezon, që pritet të jetë mjaft i fortë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here