Duke kapur trenin e fundit! Ka situatë identike si në Shqipëri, del data për rifillimin e një tjetër kampionati në Europë

Nga Klaudio Ndreca

Pas nxjerrjes së datës zyrtare nga ana e Gjermanisë për rifillimin e futbollit, i njëjti vendim ka nisur që të merret më tepër edhe në kampionatet e tjera. Ndërkohë që më herët ishim në ndikimin e vendeve si Holanda apo Belgjika, që e panë si zgjidhje më të mirë mbylljen e kampionateve.

Këtë herë është caktuar edhe data zyrtare për rikthimin dhe vazhdimin e sezonit të lënë për gjysmë që në 12 mars në Portugali. Në këtë vend u caktua data 30 maj fillimisht për të rinisur, ashtu si edhe në Shqipëri, por u shty me disa ditë dhe ekipet do të kthehen në fushë në 4 qershor.

Në ndryshim nga vendi ynë, këtë shtyrje për një afat më të largët e ka bërë vetë liga, pasi Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa, e dha dritën e gjilbërt që për fundin e majit. Njëkohësisht në këtë vend kanë mbetur edhe 10 ndeshje, po aq sa janë edhe në Superiore për t’u zhvilluar deri në fund. Kjo për të kuptuar se ndoshta kalendari dhe kampionati ynë mund të mbyllet në rastin me të keq, pikërisht si në shembullin e Portugalisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *