Duka uron Xhakën për ditëlindje, mesfushori i përgjigjet

0

Pikërisht në kulmin e furtunës që ka prodhuar braktisja e kombëtares dhe sulmi ndaj De Biazit, Taulant Xhaka feston ditëlindjen e tij të 26-të, që do të ishte edhe më e bukur nëse ditët e fundit nuk do të kishin qenë kaq stresuese dhe të trishta.

Sot mesfushori i kombëtares sonë ka marrë urime edhe nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili nuk i mban mëri mesfushorit, edhe pse largimi i këtij të fundit ka hapur jo pak polemika e ka trazuar keqas ambientin kuqezi, që kishte vite që nuk provonte situatë të tillë.

Urimit të Dukës i është përgjigjur vetë Xhaka, me një mesazh të shkurtër: “Faleminderit President!”.

Si për koincidencë, edhe mesfushori Amir Abrashi, për të cilin në media aludohet se është larguar për pakënaqësi ndaj stolit në Palermo, ka pasur dje ditëlindjen, duke mbushur 27 vjeç.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image