Duka: Urime Tiranës, mësoi nga sezoni i shkuar

0

Në një prononcim për “Sport Ekspres”, numri një i FSHF-së u shpreh se bardheblutë luajtën më mirë dhe e merituan trofeun

Olsi Avdiaj
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka pas ndeshjes së Superkupës ka lavdëruar Tiranën. Në një prononcim për “Sport Ekspres”, numri një i FSHF-së u shpreh se bardheblutë luajtën më mirë dhe e merituan trofeun. Po kështu dy fjalë edhe për sezonin e ri që nis të shtunën, por edhe ndeshjen e kombëtares në Strumica.
-Sezoni u nis mbarë. Një ndeshje shumë e bukur me një Tiranë që edhe pse ra në Kategorinë e Parë tregoi se është e madhe?
Ndeshje e bukur. Tirana e meritoi trofeun, sepse luajti më mirë se ekipi tjetër. Pati disa raste. Mesa kuptohet ka nxjerrë mësime nga edicioni i kaluar dhe tani gjërat po i bën më mirë në këtë sezon.
-Ky është një mesazh për të gjithë?
Sigurisht që po. Kush punon merr dhe frytet e punës.
Sezoni i ri ka nisur, por të shtunën është java e parë e kampionatit?
Uroj që sezoni i ri të jetë më i miri. Kam parë që skuadrat janë përgatitur shumë mirë. Uroj që të kemi një kampionat me sa më shumë të ardhura, lojëra të mira, sa më shumë cilësi dhe lojtarë dhe “fair-play” e në fund sa më shumë spektatorë. Kam shumë besim se të gjithë këta gjëra do të jenë shumë të arritura, duke parë lëvizjet e lojtarëve dhe atë që kanë bërë klubet deri më sot. Jam i bindur se do të jetë kampionati më i mirë se paraardhësit e tij.
Shumë para është hedhur këtë sezon. Ndoshta si asnjëherë tjetër…
Merkatoja ka qenë shumë e mirë. Po kështu edhe investimet, faza përgatitore. Klubet tani janë më të organizuara dhe kjo do të bëjë që të kemi një kampionat më të bukur.
-Ndoshta sezoni i ri mund të niste pak më shpejt?
Edhe po ta kishim nisur më herët, do të ishin ankuar të tjerë përse nuk e nisëm më vonë dhe nuk do ta gjenim dot asnjëherë të vërtetën.
-Kombëtarja merr një barazim në Maqedoni?
Rezultati për mua ishte shumë i kënaqshëm. Brenda objektivave që unë kisha. Një rezultat na konsolidon në vendin e tretë. Mund të kishim marrë më shumë pikë, por edhe mund të kishim ardhur edhe pa pikë. Jemi të kënaqur. Ishte një ndeshje me rrezikshmëri të lartë. Ishte e organizuar shumë mirë dhe ne morëm një pikë ndaj një kundërshtari që luajti më mirë se të gjithë edicionin.
-Ishte një ndeshje e organizuar më mirë sesa në Serbi?
Ishte shumë më mirë, shumë më lart sesa ndeshja me Serbinë në Beograd. Dua ta pranoj se organizimi ishte për t’u vlerësuar.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image