Duka: Trukime këtë sezon? Nuk them që nuk ka, por…

Presidenti i FSHF-së, i sapozgjedhur në mandatin e pestë të tij, rrëfen: “Idrizi më tha që e meritova, me kryeministrin fola gjatë pas zgjedhjeve. Struktura e kampionateve është më e mira, nuk ndryshon

Armand Duka, presidenti i rizgjedhur i FSHF-së, në një lidhje direkte me “Zona Gol” në Supersport, ka folur për zgjedhjet, Asamblenë, arritjet e futbollit e kështu me radhë…

Mandati i pestë. Ishte një fitore ndryshe kjo, si ndiheni tani?

Fillimi i katërvjeçarit të ri, i detyrave që jam zotuar t’i përmbush. Nuk e konsideroj si numër mandatesh por besim i komunitetit të futbollit që duhet ta shpërblejmë me punë.

A mund të ishte pjesë  e fushatës tuaj, Shqipëria për Botërorin e 2022?

Përfaqësimi i ekipit kombëtar nuk është pjesë fushate, jo vetëm dëshirë, por mundësi reale e Shqipërisë. Me çfarë kemi dhënë, me paraqitjet e ekipit deri sot, kemi të gjitha mundësitë për ta synuar Botërorin. Edhe ekipet e mëdha e kanë të vështirë të thonë do të jemi. Na ka ardhur koha që ta synojmë. Një nga objektivat tonë është ky, por jo vetëm. Po, për të shkuar në Botëror duhet të bësh edhe shumë gjëra mirë. Jo vetëm ato që ne kemi thënë apo parashikuar, por duke pasur parasysh kritikat që kanë dalë gjatë këtij muaji, duke marrë ato të njerëzve të sportit, por politikës jo. Nuk më pëlqen që të kem epitete si mbret apo sulltan, por të jem aktiv. Ajo që më pëlqen është fakti që qasja individuale apo institucionale për të dëshmuar punën duhet të jetë më e madhe.

Si ishte gara, kishit emocione?

E kam përjetuar si një nga garat e kësaj natyre, jo sportive, më me emocion dhe mund ta prisja edhe rezultatin ndryshe, pasi njerëzit vendosnin, qoftë punën e kryer dhe premtimet e ardhshme.

Çfarë përjetoi zoti Duka kur mësoi emrin e kandidatit që vinte si përfaqësues politike? Ishte ndryshe nga zgjedhjet e kaluara…

Kandidati ishte figurë individuale e kompletuar, por e veshur me backround politik. Nuk e mohoj faktin që duke qenë person politik, e kam konsideruar një avantazh për garën apo rezultatin në favor timin, ndërsa individualisht ishte figurë e kompletuar, pasi mund të ishte drejtuesi i federatës dhe më shumë se aq. Ndoshta edhe taktikisht mund të lëvizte ndryshe dhe të zhvishej disa kohë më parë nga funksionet politike, por të vinte si njeri që kontribuonte për futbollin dhe kjo që nuk e bëri nuk mund serioze dhe mu duk avantazh në garë.

Duka ishte e keqja më e vogël që të fitonte… duke e krahasuar me Finon

Duke qenë person politik më jepte avantazhe, por vetë rezultatet e futbollit shqiptar, qoftë e kombëtares, paraqitja në Europë e klubeve dhe infrastrukturat, por sidomos Euro 2016, nuk është e keqja më e vogël por suksesi më i madh. Nëse do të ishte dikush tjetër nga bota e futbollit gara do të ishte ndryshe, me ato që unë kam bërë dhe backroundi i individit tjetër dhe platformës së tij. Nuk ishte garë me platforma, por u politizua. Ky ishte favor i imi, sepse njerëzit e futbollit konsideruan se duhet të mbronin më shumë futbollin se sa të pranonin figurë politike.

Te moshat U-17 dhe U-19 dominojnë emigrantë dhe jo produkti vendas. Nuk duket rrugë e drejtë për futbollin tonë, duke qenë se talenteve shqiptarë nuk i jepet shansi…

Besoj se dhe Astriti po të ishte si Bogu dhe Bushi do të bënte të njëjtën gjë. Çdo trajner merr futbollistët më të mirë, pavarësisht ku luajnë. Është e padrejte që t’i ti japësh një mundësi dikujt që nuk e meriton, në krahasim me dikë tjetër. Këtë bëri Hafizi edhe kur ishte trajner i kombëtares, duke i ofruar fanellën një ditë pasi iknin nga Shqipëria. Të gjithë futbollistët e rinj në Shqipëri kanë mundësi, stërviten nga trajnerë të edukuar, teksa ka 6 ekipe rajonale që përzgjidhen dhe bëjnë kampionat mes tyre, duke provuar më të mirët dhe përzgjedhur për U-17, U-19 dhe U-21. Çdo futbollist kalon në sitën e trajnerëve dhe në fund seleksionojnë më të mirët. Nëse i lë ato futbollistë me nivel të lartë që luajnë jashtë, pa kaluar te U-19, U-21, më pas digjen. Loja është subjektive.

Por, produkti vendas po çedon, kampionati…

Matematika nuk vlen, pra se kaq përqind nga ky kampionat, kaq nga ky tjetri. Trajneri zgjedh dhe seleksionon…

Sot, një nga anëtarët e rinj të komitetit ekzekutiv është Enkel Alibeaj, me detyrë deputet. A do të kërkoni që ai të lërë mandatin në politikë?

Ne kemi shumë gjëra që duhet të rregullojmë. E konsideroj si fushatë apo zgjedhje produktive, për problematikën që kanë krijuar. Ne në federatë kemi marrë shënime që duhet t’i korrigjojmë. Duhen ndryshuar statute të federatës, rregullat apo ligjet, që të ketë sa më pak interferenca të politikës. Nuk dua të penalizoj individin që ka marrë votat në Asamble.

Delegatët në Asamble, si mund të zgjidhet?

Mandatet e presidentit, shumë të gjata… Reduktim?

Diskutim ndoshta në të ardhmen nga Asambleja, por pa pasur lidhje me interesat personale. Unë jam kundër kufizimit të mandatave, pasi ato duhet t’i kufizojë votëbesimi.

Pse krijohet perceptimi se të jesh president i FSHF-së, ke votat e shoqatave me vete?

Duke qenë se janë njerëz të futbollit kanë raporte dhe komunikim të përhershëm me federatën. Pesha e tyre specifike është e madhe për futbollin që përfaqësojnë. Duhet të luftohet që të fitojnë pavarësinë e plotë dhe vendimet e tyre do të jenë të ndryshme, por nuk flas dot me bindje për cilin votuan.

Delegatët flisnin në telefon para se të votonin, sikur merrnin urdhra para zgjedhjeve…

Nuk mendoj se delegatët kanë marrë telefonata se për kë do të vendosnin ditën e zgjedhjeve. Në Komitetin Ekzekutiv nuk pati shumë pjesëmarrje, sepse grupi socialist u largua…

Statuti me 66 anëtarë (votuan 65, pasi Bilishporti nuk votoi). A parashikohet që ky numër të ndryshojë, pse të jetë kaq fikse?

Statuti ka nevojë për ndryshime, sigurisht. Siç e thashë, vrenjtet dhe kritikat na ndihmojnë të përmirësojmë jetën e FSHF-së. Fotografimi i bërë me 66 anëtarë, në vitin 2012, anëtarësia nuk vjen nga ulja dhe ngjitja në kategori. Vetë Asambleja mund të bëjë pranime apo përjashtime. Kemi disa klube që realisht u diskutuan (Olimpik, Vlora dhe Pojani)…

Duket normale që disa klube që nuk kanë ekipe të votojnë dhe të tjerë që janë në aktivitet të mos votojnë?
E thashë, Asambleja duhet t’i përjashtojë dhe të tjerë që janë në aktivitet të pranohen, por në Asamble jo Zgjedhore.

Pala rivale zhvilloi mbledhje partie në një hotel të Tiranës. Dinte gjë kryeministri?
Ai nuk ka komunikuar me askënd, por drejtues të Partisë Socialiste ishin të angazhuar në fushatë dhe ishin në atë mbledhje. Kanë mbuluar zona të ndryshme.

Ju përgëzoi kryeministri Rama?

Pata një telefonatë të gjatë me të.

Edhe Sinan Idrizi ju uroi?

Po, dhe më tha dhe se e meritova fitoren, më zgjodhi Asambleja dhe njerëzit e futbollit. Sigurisht, objektivi është që të bëhemi të gjithë bashkë, edhe pse duket e pamundur. Idrizi ka bërë edhe kritika të drejta…

Kryeministri nuk ndikoi, sepse as mirmëngjes nuk do të thonin rivalët. Apo jo?

Kryeministri nuk është kaq diktator që njerëzit mos më thonin mirmëngjes… Të mos flasim kështu. Në dijeninë time kryeministri nuk është marrë me këtë çështje. Ajo që mund të bënte ishte që të jepte urdhër për vartësit e tij të Partisë që të mos merreshin me fushatën.

Çfarë mesazhi jepni ju komunitetit të futbollit, pra FSHF, kur Këlcyra, me të drejtë vote në Asamble, 3 ditë pas zgjedhjeve, falet pas një dënimi të dhënë nga Disiplina, ngjarje e ndodhur shumë kohë më parë?

Çfarë do të thotë kjo, që Apeli të mos hedhë poshtë vendimin e Disiplinës. Ky vendim është marrë rreth 3 apo 4 ditë përpara Asamblesë. Nuk ka lidhje rasti i Këlcyrës me zgjedhjet. Nëse do të ishte për mua, do të vazhdonte të ishte e dënuar, por Apeli vendosi ndryshe.

Struktura e Kategorisë së Parë dhe formati, më shumë ekipe. Do të ndryshojë?

Çdo strukturë ka avantazhe dhe disavantazhe. Aktualisht mendoj që janë mirë. Se si do të jenë në të ardhmen, nuk e them dot sot. Kampionati, nëse flasim për ndarjet në dy grupe është e tillë – po rreshtoj avantazhet – jep mundësi më shumë ekipeve për te qenë  në elitë, pra shtrirje gjeografike në dy grupe, për të mos pasur transferta të largëta.

Megjithatë, mungojnë struktura, si Partizani që nuk ka stadium, Kukësi që e ka të papërshtatshëm…

Partizani nuk ka stadium, apo Kukësi nuk ka fushë të përshtatshme, por harrohet që përpara 5-6 vitesh nuk kishte as klub të organizuar, apo infrastruktura. Struktura me 10 skuadra nuk krahasohet me në Angli apo Gjermani, edhe për ato për çfarë hyhet në garë. Skuadrat hyn në garë për të fituar tituj dhe jo për të marrë vende. E vetmja gjë që mund të minimizojë fiksimin e rezultateve është interesi i pikëve për garë. Paracaktimi i rezultateve, që mund të analizohet dhe penalizohet, mund të ndodhë. Por, ka ndodhur në çdo lloj historie dhe nuk është aq i lehtë sa të dëshmohet. Nëse heqim dhe skemën që kemi, i hapim rrugë. Nuk thashë që është absolute, por është më optimalja për kushtet që kemi. Kjo edhe për faktin se sa financa ofron për futbollin shqiptar. Ne kritikohemi se nuk kemi sponsorë dhe reklama. Imagjino më shumë ekipe, shpërndarja do të ishte më e vogël dhe buxhete me të vogla. Nuk është e mirë që një skuadër luan katër herë  ndaj një tjetre dhe anasjelltas.

Si do të luftoni paracaktimin e rezultateve, duke kthyer besimin e njerëzve…

Nuk është fenomen shqiptar, por shqetësues botëror. Nuk jemi në pozicion kritik, të paktën në këtë kampionat. Skema e kampionatit që thashë është e rëndësishme për të luftuar këtë fenomen. Interesi i skuadrave në garë është gjëja më e rëndësishme. Vetëm rritja e produktit sjell interesat.

UEFA ka sjellë ndeshje të dyshuara për këtë sezon?

Nuk mund të them që nuk ka të dyshuara. Ka më pak dhe me pikatore në krahasim me sezonet e shkuara. Nuk mund të themi që janë të trukuara, pasi janë vetëm dyshime…

Mbrojtja e kampionatit nga sulmet

Pa dashur që ta mbrojmë, komunitetin e futbollit kemi krizë besimi në përgjithësi si shoqëri. Në sport kemi mungesë besimi për çdo kampionat. Edhe kur Mesi nuk shënon, thonë se Mesi apo Ronaldo e shiti. Besojnë më shumë skedinën dy mijë lek sesa futbollin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *