Duka takon kuqezinjtë: Na bëni të harrojmë Kosovën!

Presidenti i Federatës takon trajnerin Panuçi dhe lojtarët kuqezinj para sfidës kundër Ukrainës. Një diskutim normal, por me synimin e qartë për të shkundur skuadrën para sfidave të radhës, me mendjen te shtatori

0

Shqipëria ka vijuar sot normalisht stërvitjen para sfidës ndaj Ukrainës. Sot është zhvilluar edhe një mbledhje, ku ishte i pranishëm edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Ky i fundit zhvilloi një takim me trajnerin Kristian Panuçi, ku natyrisht është diskutuar për ndeshjen e nesërme, por edhe për atmosferën në skuadër, problematikat e shfaqura nga ndeshja kundër Kosovës dhe planet për ndeshjet e vjeshtës.

Më pas, Duka takoi edhe skuadrën, duke pasur edhe takime me lojtarë të veçantë, duke besuar në lidhje me momentin në kampin kuqezi. Situata nuk është e mirë në aspektin e rezultateve dhe të lojës, edhe pse në ekip ka qetësi për momentin dhe është e qartë që bëhet fjalë vetëm për takime miqësore të fundsezonit, që nuk duhen vlerësuar më shumë sesa duhet, ashtu si nuk duhet konsideruar ndonjë sukses i madh dhe kthesë gjigante nëse fitojmë ndaj Ukrainës.

Presidenti Duka ka dashur t’u japë një shtysë më shumë, një inkurajim lojtarëve për të mos u demoralizuar nga humbja ndaj Kosovës dhe kritikat që pasuan. Natyrisht, ambienti ka nevojë për një shkundje dhe kjo ka qenë edhe vizita e Dukës, pasi është e qartë që kur rezultatet negative rreshtohen, edhe entuziazmi bie ndjeshëm, ashtu si humbasin siguritë e krijuara ndër vite.

DISKUTIMI – “Ajo që kaloi, kaloi, nuk duhet të rrimë me kokën pas. Kemi këtë ndeshje me Ukrainën, por realisht fokusi është te ndeshjet e shtatorit, që janë ndeshje zyrtare dhe natyrisht përqendrimi duhet të jetë maksimal, ashtu si skuadra duhet të jetë sa më e plotë. Duhet të përgatitemi mirë dhe të japim maksimumin në miqësoren kundër Ukrainës, pasi impenjimi ka më shumë rëndësi sesa rezultati. Humbja ndaj Ukrainës ishte me lojë të shëmtuar dhe kjo nuk është pëlqyer, përtej humbjes ndaj vëllezërve tanë.

“Duhet harruar urgjentisht ajo paraqitje aspak e mirë në miqësoren e fundit, ashtu si paraqitja ndaj Norvegjisë, ku sërish skuadra vuajti dhe nuk ishte e zakonshmja, edhe për shkak të ndryshimeve të shumta në formacion dhe provave, që janë normale në ndeshje të tilla”, mësohet të ketë thënë ndër të tjera Duka para lojtarëve, që kanë qenë të qetë në ditën e sotme, duke u stërvitur në kushte mjaft të mira, edhe pse ditët e fundit është parë me shqetësim fakti që nuk do luhet në stadiumin e qytetit të Evianit, në Francë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.