Duka: Short mjaft i vështirë. Do të luajmë miqësore në qershor

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka komentuar shortin në Nations League, duke mbetur jo fort i kënaqur nga ky short, ndërsa paralajmëron se tashmë do të punohet shumë për të qenë gati për në vjeshtë.

“Në Ligën C janë skuadra të të njëjtit nivel. Do dëshiroja të kishim një grup me katërt për të pasur ndonjë ndeshje më shumë në shtëpi. Skocia nuk më pëlqeu, sepse është e fortë dhe është larg, ndaj lodhja mund të ndihet. Me dy kundërshtarë është akoma më e vështirë, asnjë nuk ka fitore të sigurta, çdo gjë mund të ndodhë. Uroj që të kaojmë grupin.

“Ndeshja me Norvegjinë do t’i shërbejë trajnerit për të njohur kundërshtarët, sepse Norvegjia dhe Skocia janë në të njëjtin nivel. Do të bëjmë gjithçka që të jemi gati për ndeshjen kundër Izraelit e Skocisë. Në qershor do të mundohemi të gjejmë patjetër rivalë të ngjashëm me këtë kundërshtarë, për të luajtur miqësore. Do të përgatitemi seriozisht për t’ia dalë mbanë”.

Kosova? M’u duk short vërtet i mirë dhe mendoj se ka shanse të mira ta fitojë grupin e vet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *