Duka: Rezultati nuk më pëlqeu, kundërshtari ishte i dobët

Presidenti Armando Duka foli për mediat pas ndeshjes me Jordaninë. Numri një i Futbollit Shqiptar theksoi se skuadra bëri mirë, megjithatë duhet të kishte bërë akoma dhe më mirë, për shkak se kundërshtari ishte më i dobët se Skocia. Po ashtu Duka nuk la jashtë vëmendjes dhe një koment për debutuesit në këtë ndeshje.

“Rezultati nuk më pëlqeu, por pati një mobilizim, lojtarë të rinj në fushë dhe u përgatitëm për Izraelin. Uroj të marrim një rezultat të mirë në Izrael”.

“Kundërshtari nuk ishte në nivelin e Skocisë, ishte më i dobët dhe them se mund të bënim diçka më mirë”.

“Kjo ndeshje ishte e rëndësishme jo vetëm te përgatitja për Izraelin por edhe testi i disa lojtarëve për t’i pasur si alternativa në të ardhmen”.

“Uzuni bëri një debutim të mirë. Më erdhi keq për Mihajn që u vra”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *