Duka përkrah presidentëve, edhe Shkodra përfundon në tribunë

0

Në “Niko Dovana po luhet ndeshja e dytë e javës së katërt mes Teutës vendase dhe Kukësit mik. Në tribunën VIP nuk mungojnë dy presidentët e skuadrave Edmond Hasanbelliu dhe Safet Gjici, por së bashku me ta është dhe numri një i FSHF-së, Armand Duka.

Në tribunë ndodhet dhe Simo Rrumbullaku, i cili nuk ishte i gatshëm për këtë ndeshje për shkak të një lëndimi në gju. Bie në sy dhe prezenca e Donjet Shkodrës përkrah tij, i cili këtë takim do ta ndjek ndeshjen nga tribuna.

Mesfushori ka qenë për disa javë me skuadrën e dytë dhe i duhet ende kohë për të arritur skuadrën.  Para ndeshjes presidenti i Kukësit ka diskutuar me trajnerin Cungu,  ku i ka kërkuar fitoren me disa gola në këtë sfidë.

Për t’u veçuar se në shkallët e stadiumit janë dhe lojtarët e ekipeve zinxhir të Teutës.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.