Duka për mediat turke: Besojmë deri në fund te kualifikimi në Euro 2020!

0

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur në një intervistë për televizionin kombëtar turk, TRT, gjatë qëndrimit të tij disa ditor në Itali e San Marino në kuadër të Europianit të 21 vjeçarëve.

Në këtë intervistë për gazetarin e njohur Dundar Kesapli, Duka ka analizuar situatën ku ndodhet Shqipëria në këto eliminatore, ardhjen e trajnerit Reja si dhe rivalët e grupit eliminator.

ECURIA E SHQIPËRISË NË ELEMINATORE – “Është një grup i vështirë, që ka skuadra të mëdha si Franca, Turqia, Islanda, e cila ka bërë rezultate të mëdha në vitet e fundit. Shqipëria gjithsesi lufton për të arritur objektiva të mëdha, por pas humbjes me Turqinë bëhet disi më e vështirë. Nuk i kemi humbur shpresat, duhet të vazhdojmë të besojmë deri në fund për të arritur të dytët, edhe se është e vështirë.”

NDESHJA NDAJ FRANCËS – “Në fillim të muajit shtator luajmë ndaj Francës dhe Islandës, më pas me Turqinë e Moldavinë. Të gjitha ndeshjet janë të vështira në këtë grup. Ne shpresojmë të bëjmë mirë në ndeshjet tona dhe urojmë që të tjerët të gabojnë, të humbasin pikë dhe të përfitojmë. Siç e thashë edhe në fillim, do të luftojmë deri në fund, është e vështirë”.

ARDHJA E TRAJNERIT REJA – “U largua një i ri dhe kemi marrë një trajner me eksperiencë, një ekspert. Donim të krijonim një atmosferë ndryshe përreth skuadrës. Skuadra deri para ndeshjes me Turqinë kishte humbur besimin, entusiasmin. Shpresojmë që me Rejan si një ekspert, që ka shumë eksperiencë, të kthehet entusiasmi dhe grupi të rigjejë besimin te forca e vet”.

FITORJA E TURQISË NDAJ FRANCËS –  “Nuk jam suprizuar aspak sepse e di mirë forcën e Turqisë, një skuadër e fortë dhe nëse ata janë të përqendruar në maksimum mund të fitojmë çdo ndeshje”.

MARRËDHËNIET E FEDERATAVE TURQI-SHQIPËRI – “Turqia ka një skuadër të fortë dhe një Federatë shumë të organizuar. Kemi marrëdhënie shumë të mira me ta, por nuk jemi aspak të kënaqur nga rezultati ndeshjes së parë që luajtëm me ta në Shqipëri. Tani presim ndeshjen e kthimit në Stamboll, dhe duke parë ndeshjen që ka bërë Turqia ndaj Francës ku jo vetëm ka fituar me rezultat por ka dominuar edhe në lojë, që do të thotë se është një skuadër që ka potenciale të mëdha duke arritur të sigurojë dhe vendin e parë në grup. Në momentin e hedhjes së shortit të gjithë thonim se Franca nuk diskutohet si skuadra e parë në grup, por tani duke parë lojën dhe ndeshjet që ka bërë Turqia mund të themi se edhe ata mund të arrijnë në vend të parë”.

TRAJNERI I RI I TURQISË – “Për ne është hera e dytë që luajmë ndeshje kualifikuese kundër Turqisë dhe duhet të them se në atë kohë ishte trajner Gynesh. Një trajner që ka bërë një punë të mirë gjithmonë me kombëtaren dhe në nivel klubesh. Skuadra tani ka ndryshuar dhe gjëja që ka ai ka ndryshuar është rikthimi i optimizmit dhe atmosferës pozitive”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.