Duka në UEFA, vendoset nesër

0

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka kohë që ka nisur fushatën për t’u bërë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe nesër do të mësojë nëse ia ka dalë mbanë, në Asamblenë e Zakonshme që të zhvillohet në Helsinki të Finlandës.

Janë 13 kandidatë në garë, 8 nga të cilët do të përzgjidhen për të qenë pjesë e organit më të lart vendimmarrës të Konfederatës Europiane. Asambleja e Zakonshme do të nisë në orën 11:00, me 55 federatat anëtare të UEFA-s të thirrura për të zgjedhur mes alternativave.

Duka gëzon mbështetjen e presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, por edhe mbështetjen e 14 Federatave të Ballkanit dhe Mesdheut. Kosova, Kroacia, Turqia, Bosnja, Sllovenia, Rumania, Bullgaria e Qipro, por edhe federatat e Greqisë, Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi apo Rusisë nëpërmjet një deklarate të përbashkët shprehën mbështetjen e tyre për Armand Dukën në zgjedhjet e 5 prillit.

Për të fituar një vend në Ekzekutivin e UEFA-s nevojiten rreth 25 vota, objektiv që për Shqipërinë duket i arritshëm prej popullaritetit, që kreu i FSHF-së gëzon në ambientin e futbollit europian. Avantazhi i parë i fitores do të ishte zhvillimi i mundshëm i finales së Superkupës së Europës në vitin 2019, në impiantin e ri “Arena Kombëtare”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image