Duka “në gjithë fushën”, nga zgjedhjet te Panuçi dhe Jemini

Armand Duka së shpejti do të vendosë nëse do të rikandidojë për kreun e FSHF-së, të paktën duke iu referuar presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, sepse realisht kandidatura e tij është e sigurt, duke mos pasur ndonjë arsye për të hequr dorë. Për këtë çështje, Duka është pyetur nga “Cityneës.al”, por në intervistë është folur edhe për disa çështje të tjera.

Rikandidimi – “Kjo është një pyetje që i përket mbase një momenti tjetër. Duhet të kem kontaktet me komunitetin e futbollit, anëtarët dhe pastaj do të marr vendimin tim. Mendoj se në momentin më të përshtatshëm do të njiheni edhe me vendimin tim. Ju siguroj se do të bazohet tërësisht nga vullneti i anëtarëve për të vazhduar bashkëpunimin e mëtejshëm”.

Sulmet nga disa drejtime – “Ju i quani sulme, por në shumicën e rasteve janë më shumë amplifikime pa një bazë të vërtetë. Në situata të tilla, në prag të vitit zgjedhor, e pranoj se nuk është se kanë munguar. Unë jam shumë i hapur për çdo kritikë të shëndoshë në aspekt të punës së FSHF-së, madje çdo gjë e tillë është produkt i një analize të mëtejshme”.

Përfshirja e politikës – “ Jam i prirur të besoj se politika do të vazhdojë të jetë pranë futbollit në aspektin e investimeve, por edhe atë të mbështetjes ligjore. Për çdo emër që del dhe që kërkon të garojë, edhe pse jemi ende herët dhe asgjë nuk është zyrtare, çdo gjë është e lirë dhe FSHF-ja do të respektojë kandidaturën e gjithkujt që kërkon të japë kontributin e tij”.

Panuçi – “Për trajnerin jam shprehur edhe në bilancin e Eliminatoreve në një bisedë që zhvilluam me mediet. Them se në katër ndeshjet me të në stol skuadra më ka bindur dhe jam i kënaqur. Madje, në ato katër ndeshje meritonim ndonjë pikë më shumë. Nuk ekziston aspak çështja financiare. Mua më bindi grinta e tij për të kthyer nervin e skuadrës së Evropianit, që kishte vdekur pas paraqitjes sonë në fazën finale të “Euro 2016”-s.

Jemini – “Për Jeminin mendoj se sektorët përkatës kanë komunikimet e tyre me gjyqtarët dhe jo vetëm me Jeminin. Në rastin konkret, ai ka qenë i pezulluar nga komisionet në pritje të një vendimi tjetër. Një çështje e tillë nuk e di pse ka marrë një kamuflim kaq të madh mediatik”.

One thought on “Duka “në gjithë fushën”, nga zgjedhjet te Panuçi dhe Jemini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *