Duka i vendos vulën çështjes Arena Kombëtare: Lajmi i keq shet shumë, do ketë spektakël

Shqipëria do të ndeshet ndaj Francës dhe do të bëj inagurimin në “Arenën Kombëtare”. Gjithçka u qartësua që më herët që delegatët e UEFA-s do të japin konfirmimin e fundit në përballjen mes Apolonisë dhe Vllaznisë për femra, e cila luhet në 10 nëntor.

Ndërkohë në media ka qarkulluar lajmi kaotik se UEFA nuk e ka dhënë ende konfirmimin e fundit për ndeshjen ndaj Francës. Për të vendosur vulën në këtë çështje, presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka dhënë një intervistë për “Top Channel” ndërsa shprehet:

“Lajmet që s’do luhet në kryeqytet janë lajme për klikime që bëjnë disa media pasi lajmi keq shet me shumë.

Në 15 minuta nga nxemja dhe deri kur te dalin lojtarët në fushë do të ketë një festë me ndriçimin me fishekzjarre dhe me këngëtarë.

Uroj që Reja dhe stafi i tij sëbashku me lojtarët mos ta kenë mendjen tek biletat tek stadiumi dhe ndeshja me Francën por tek ndeshja me Andorrën. Nëse nuk marrin një rezultat atje do të na e prishin festën për ndeshjen me Francën

Më duket ende si një ëndërr që kemi ndërtuar këtë stadium dhe sot e kësaj dite që futem tek ai. Ëndrra jonë e re do të jetë kualifikimi në një kampionat botëror”, u shpreh Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *