Duka: I kënaqur nga shorti, ja kur do të luajmë në Arenën Kombëtare

Presidenti i FSHF-së Armand Duka është së bashku me trajnerin Kristian Panuçi dhe sekretarin ilir Shulku në Dublin, ku kanë ndjekur nga afër shortin. Numri një i federatës ka komentuar për “Supersport”, në një lidhje telefonike, shortin e Shqipërisë.

Sa i kënaqur jam nga 1-10? Shtatë. Më i kënaqur, se i pakënaqur mund të them. Kualifikohesh në fushë, jo nga shorti. Duhet derdhur djersë. Është short pozitiv. Imagjino që mund të ishte grupi i katërt me Gjermaninë dhe Holandën. Duke menduar atë grup, mendoj se është shumë mirë”.

Pasi u hodhën dy skuadra e para, doja vetëm të mos kishim Holandën dhe Gjermaninë. Të gjitha janë të forta dhe është e vështirë. Janë ndeshje të forta për të gjithë. Franca është e fortë për të gjithë konkurrentët”.

Kosova? Jam në tavolinë me stafin e Kosovës dhe janë të kënaqur që do luajnë me Anglinë. Mendojnë se do e fitojnë ndeshjen edhe në “Wembley”. Zëvendëstrajneri po qesh, ndërsa presidenti Ademi e ka shumë seriozisht”.

Stadiumi i ri? Do luajmë në këto kualifikuese në stadiumin e ri. Janë ngushtuar disi ditët dhe them se luajmë në qershor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *