Duka i drejtohet Prokurorisë: Na ndihmoni për veting në futboll!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka vendosur t’i shtrijë dorën e bashkëpunimit kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme znj. Arta Marku, për të luftuar sëbashku fenomenet korruptive të futbollit shqiptar. Duke qenë koha kur flitet pa fund për “veting”, FSHF kërkon të sigurohet që edhe futbolli është i pastër, për të mos pasur asnjë problem në të ardhmen.

Ende nuk ka zyrtarisht një datë për takimin mes kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme Marku dhe presidentit të FSHF-s, Duka. Ky do të jetë takimi i parë i këtij rangu, për të zgjidhur me sa duket, qëndrimin larg të prokurorisë në dyshimet, raportet apo akuzat për çështje të ndryshme të dyshuara në futboll.

Top Channel ka mundur të sigurojë letrën e plotë që presidenti i FSHF i kërkon ndihmë organeve shtetërore që t’i vendosin në dispozicion të gjitha mjetet për të pastruar edhe futbollin.

 

Letra e Federatës, drejtuar Kryeprokurores:
Federata Shqiptare e futbollit, duke pasur si qëllim të përhershëm mbrojtjen e integritetit dhe reputacionit të futbollit shqiptarë, është gjithnjë në përpjekje për të luftuar fenomenet apo praktikat joetike që dëmtojnë imazhin e lojës së futbollit në përgjithësi. Fatkeqësisht, me mjetet e kufizuara në dispozicion të drejtësisë sportive, këto përpjekje nuk kanë qenë gjithnjë frytëdhënëse. Me vullnetin për të përmirësuar situatën aktuale, por edhe për të vendosur një urë konstante bashkëpunimi midis dy institucioneve tona, kërkojmë një takim për të ndarë me ju disa prej problematikave që FSHF has në aktivitetin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *