Duka flet për vazhdimin e Rejës: Të paktën edhe për 2 vite, nuk kemi marrë atë që meritojmë

Kombëtarja e Shqipërisë e ka rigjetur “zjarrin” e munguar me trajnerin Reja në krye, duke fituar besimin e të gjithëve me ndeshjet e fundit. Pavarësisht se të dalë matematikisht nga gara, ky grup sjellë entuziazmin e duhur për vazhdimësinë dhe të ardhmen e ndritur.

Në lidhje me këtë temë ka qenë i ftuar në studion e “Ora News” edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Fillimisht kontrata me Rejën ishte deri në fund të kualifikueseve, për të parë edhe punën që do të bëhej.

Por në fund të këtyre rezultateve, edhe vetë Duka ia ka plotësuar dëshirën tifozëve për të vazhduar kontratën me Rejën, ndërsa dëshira e italianit është edhe për dy vite të tjera.

“Ajo që unë mund të konfirmoj është vullneti i mirë për të vazhduar marrëdhëniet me trajnerin. Të vazhdoj projektin më afatgjatë. Unë besoj se edhe dëshira e tij do jetë për të vazhduar të paktën edhe për 2 vite. Unë nuk mendoj që kemi marrë atë që meritojmë. Për atë cka ka dhënë ekipi ka merituar më shumë ekipi, qoftë me ndeshjen në Stamboll, apo në Islandë.  Por jam i kënaqur me atë çfarë ka paraqitur ekipi në fushë. Angazhimin, frymën pozitive, motivimin mendoj se kanë qenë mire”, ka thënë Duka. /Sport Ekspres/