Duka e gjen trajnerin në Itali, takim me “ish”-in e Milanit

Çështja e trajnerit të kombëtares sonë është një ndër temat më të nxehta momentalisht, me Kristian Panuçin që u shkarkua nga detyra muajin e shkuar.

Emrat e përfolur kanë qenë të shumtë, ku përmendim Edi Rejan apo dhe Roberto Donadonin. Gjithsesi, asnjë nga dy të sipërpërmendur nuk do të jetë trajneri i ardhshëm, pasi siç raporton “Proçesi Sportiv”, numri një i stolit të kombëtares do të jetë Alberto Zakeroni.

Alberto Zakeroni

Ish-trajneri i Milanit, duket se ka pasur një takim të fshehtë me presidentin e Federatës Armando Dukën dhe është diskutuar firmosja e një kontrate 2-vjeçare. Zakeroni është një ndër trajnerët më të njohur në Itali me një CV të pasur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *