Duka: Do tentojmë Europianin me çdo mënyrë. Rënia e Vllaznisë, e merituar

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur për “Supersport” nga Zvicra, ku është e grumbulluar dhe Kombëtarja shqiptare. Duka ka folur për përfaqësuesen, por jo vetëm, teksa në vëmendjen e tij ka qenë edhe sezoni futbollistik që sapo u mbyll. 

MIQËSORET E RADHËS – “Tashmë po përgatitemi për kompeticionin e ri, që është “Nation League”. Këto janë dy ndeshjet e fundit testuese për trajnerin dhe skuadrën për të bërë një paraqitje sa më të mirë e për të menduar më pas për eliminatoret e Europiane. Nuk është se kemi pasur stabilitet. Uroj të ndryshojmë deri në shtator e këto dy ndeshje të na shërbejnë për grup, që është vendi i parë”.

TRAJNERI PANUÇI – “Ka bërë seleksionime dhe besoj se ka marrë eksperiencën e duhur nga skuadra jonë për të dhënë më të mirën. Besoj se është gati për të dhënë atë çfarë ka në dy eventet e radhës. Panuçi është një emër i madh i futbollit dhe do ta vlerësoja unë me këto ditë punë. Besoj se do të bëjë punë dhe do e ndihmojë skuadrën kombëtare”.

OBJEKTIVAT – “Ne do ta tentojmë Evropianin nga të dyja anët si nga “dera” dhe nga “dritarja”, pra kualifikuesit dhe “Nation League”. Do tentojmë dhe i kemi të gjitha mundësitë për ta pasur objektiv, edhe në Botërorin e ardhshëm. Kemi lojtarë që besoj se do e ndihmojnë skuadrën tonë dhe realisht do kemi mundësi për të shkuar në Europian”.

NRYSHIMET – “Nuk është bërë revolucion, por u është dhënë shansi lojtarëve të rinj që të tregojnë nëse vërtetë mund të kontribuojnë në ndeshjet zyrtare të Kombëtares në të ardhmen, baza është me ato lojtarë që kanë qe në Europian dhe besoj se nga kualiteti do ta ndihmën skuadrën.

NDESHJA ME KOSOVËN – “E shoh si një ndeshje futbolli përgatitore që duhet t’i shërbejë skuadrës teknikisht e për t’u kolauduar. E shoh më shumë se një ndeshje miqësore, por me më pak emocione se ndaj një kundërshtari tjetër”.

PRODUKTI SHQIPTAR – “Abazaj ka kohë që kontribuon te Luftëtari, por dhe te moshat e Kombëtares. Guri po ashtu te Kukësi. Ka qenë një risi që dy futbollistë të rritur në klubet shqiptare kanë arritur të dalin në tregun europian me kondicione të mira”.

LIGA PROFESIONISTE – “Po vazhdon puna për projektin e Ligës profesioniste. E ndjek zëvendëspresidenti. Është thuajse në finalizimin e saj. Klubet kanë rënë dakord për ta krijuar. Uroj që të marrë formë juridike para se të nisë kampionati, për të përmirësuar imazhin dhe produktin. Të rrisin të ardhurat dhe besoj se do t’i shërbejë futbollit”.

KAMPIONATI – “Kur japim opinionin e themi se është skuadra më e mirë në Shqipëri, por pse del sërish kampion. kjo është loja. Kush organizohet më mirë del dhe kampion”.

VERDIKTET – “Secili ka marrë çfarë ka merituar. Emocionet kanë qenë deri në fund. Gara ka qenë e fortë. Çdo kush do kishte keqardhje për një skuadre si Vllaznia që rrëzohet, pas shumë e shumë vitesh. Në një kampionat me 10 skuadra ndodh që skuadrat e mëdha të bien. Besoj se Vllaznia do rikthehet në Superiore, ashtu siç bëri Tirana”.

NUMRI I TË HUAJVE – “Është një lloj balance mes interesave të klubeve dh produktivitetit të futbollit tonë. Është gjetur balanca sa i përket numri i lojtarëve të huaj në fushën e blertë”.

KLUBET SHQIPTARE NË EUROPË – “Nuk është se niveli jonë është i tillë që të pretendojmë në Grupet e Champions, por të kalojmë sa më shumë ture e kemi treguar. Unë do e konsideroja dështim nëse skuadrat tona do të eliminoheshin që në turin e parë. Uroj që veç Skënderbeut ta bënte dhe Kukësi apo Partizani arritjen e fazës së grupeve, siç na ka mësuar Skënderbeu”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *