Duka: Asgjë kundër Partizanit, Starova po e dëmton

Presidenti i FSHF-së Armand Duka, në një ballafaqim me mediat, u është përgjigjur pyetjeve të shumta të gazetarëve.

Në lidhje me akuzat e presidentit të Partizanit Gaz Demi, Duka ka shpjeguar: “Kam pasur marrëdhënie korrekte me Gaz Demin. Këtë sezon ka pasur akuza dhe më vjen keq, pasi me Partizanin nuk kemi asnjë problem dhe nuk na shqetëson aspak nëse del kampion, përkundrazi. E kemi ndihmuar Partizanin edhe kur ishte në prag të zhdukjes si klub. Më vjen keq që Sulejman Starova ngatërron objektivat personale me ato të klubit. Ai dëshiron të kthehet në federatë, por kështu dëmton Partizanin, duke u shpërqendruar nga puna e tij si trajner. Nëse dëshiron të punojë në FSHF, ose të kandidojë për president, le ta bëjë kur të vijnë zgjedhjet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *