Duka: Arbitrat e huaj, tepër herët për kërkesa të tilla

0

Akademia e Arbitrimit, e sapokrijuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, vazhdon rrugëtimin e saj me prezantimin në qytetet kryesore të vendit. Sot e pati radhën Shkodra, ku në Universitetin “Luigj Gurakuqi” ishte i pranishëm edhe presidenti Armand Duka.

Duke qenë tema e arbitrimit, nuk mund të mos flitej për kampionatin aktual dhe polemikat e shumta rreth gjykimit, me Partizanin që kërkon arbitër të huaj për ndeshjen kundër Kukësit, pas një jave.

“Për t’u shërbyer arbitrave, për të shkëmbyer eksperiencë, kemi bërë marrëveshje me federata të vogla, për shkëmbimin e arbitrave. Të kërkosh arbitra për ndeshjet në kampionat apo në Kupë është një lloj mosbesimi dhe kjo nuk është një shenjë e mirë. Arbitrat janë marrë në finale kupash apo ndeshjet finale të kampionatit. Nuk e di nëse do të jetë edhe ky rasti i Partizani-Kukësi”, sqaron Duka, i cili në një farë mënyre i jep një përgjigje negative Partizanit, edhe pse ka ende më shumë se një javë kohë.

Duka përsërit mesazhin e tij të fortë se arbitrat e pandershëm do të largohen nga futbolli: “Arbitrat janë temë ditë, janë në qendër të vëmendjes. Kanë qenë prej kohës kur lindi futbolli dhe kështu do të jenë. Kur ndeshjet janë të forta dhe kanë intensitet ka pasur gjithmonë polemika. E keqja është se bashkë me gabimet njerëzore, ndoshta kemi kaluar edhe gabimet jo njerëzore. Kjo nuk do të ndodhë më”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.