Duhet të “qanin”, ekipi në kategorinë e 4-t të Anglisë feston se i ra në short Manchester United

Në Angli është hedhur edhe shorti për çerekfinalet e Kupës Carabao, ku fati ka rezervuar përballë njëri-tjetrit Colchester United  dhe Manchester United. Ekipi Colchester luan në kategorinë e katërt të kampionatit anglez dhe një kundërshtar si “djajtë e kuq” duket më shumë si një mision i pamundur për ta në letër.

Por, nga reagimi i futbollistëve të këtij klubi, duket se nuk janë trembur aspak nga ky fakt, përkundrazi kanë shpërthyer në festë kur janë njohur me shortin. Patjetër që të zbresësh në një stadium si “Old Trafford”dhe të luash kundër një prej skuadrave më të mira jo vetëm të Anglisë, por edhe të Europës, është një rast që një ekipi si Colchester nuk jepet gjithnjë për t’u përjetuar, pavarësisht se “djajtë e kuq” nuk janë në momentin e tyre më të mirë./Sport Ekpsres/

https://www.instagram.com/p/B4SW-iHg1tn/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *