“Duhet të ndjek një rrugë tjetër”, mbrojtësi i Kombëtares zyrtarizon divorcin

Naser Aliji ka zyrtarizuar disa minuta më parë largimin e tij nga Dinamo e Bukureshtit. Mbrojtësi i Kombëtares ka njoftuar nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram se e ka mbyllur aventurën në Rumani.

“Tifozë të Dinamos përshëndetje. Dua të njoftoj që sot mbyll aventurën time te Dinamo e Bukureshtin. Mendoj se më e mira për mua është të ndjek një rrugë tjetër dhe dua të falënderoj të gjithë shokët e skuadrës dhe tifozët për mbështetjen e tyre. Ju uroj më të mirat. Naser Aliji.”

Kujtojmë, Aliji nënshkroi në mes të sezonit të shkuar me Dinamon e Bukureshtit, konkretisht në fund të vitit të shkuar. Me rumunët, mbrojtësi i Kombëtares luajti 16 ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *