“Duhet të luajë deri në 70-vjeç”, Eto vlerëson Mesin: Lojtari më i mirë në botë!

Cili është lojtari më i mirë në botë? Kjo është pikëpyetja e madhe që ngrihet ndërsa ka balotazh mes Mesit dhe Ronaldos. Por nëse flasim për Eton nuk ka dyshime për këtë pjesë ndërsa zgjedh yllin argjentinas. Madje duke u shprehur se Mesi duhet që të luajë deri në 70-vjeç, që të shijohet spektakli i plotë.

“Është normale. Mesi është lojtari më i mirë në botë dhe i të gjitha kohërave. Çdo ekip në botë do e dëshironte një lojtar të tillë. Nuk mund të vrapoj si 25-vjeçar, por e bën disa herë. Atë që mund t’i bëjmë ne si tifoz të Barcelonës, është që t’i urojmë e ti jepet ekipi më i mirë për ta shijuar. Duhet të luaj deri në 70 vjeç për ta shijuar spektaklin e tij”, u shpreh Eto. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *